Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, e ka mirëpritur shpalljen e Qeverisë së Kosovës për pozitën e Drejtorit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve në kuadër të kryeministrisë.
Szunyog ka thënë se shpreson për një numër të madh kandidatësh dhe një proces të bazuar në merita.
“I lumtur që mësova më në fund është publikuar thirrja për Drejtorin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, e cila funksionon në kuadër të Kabinetit të Kryeministrit. Shpresojmë për një numër të madh kandidatësh dhe proces transparent dhe të bazuar në merita”, ka shkruar ai.
Drejtori është i rëndësishëm për këshillimin e Kryeministrit për çështjet që prekin të gjitha komunitetet joshumicë, monitorimin e zbatimit të politikave dhe ligjeve që i prekin ato dhe adresimin e nevojave të tyre praktike”, ka shtuar tutje.