Szunyog: Liberalizimi i vizave s’do të ndodhë të enjten, do të ketë diskutime e diskutime

Szunyog: Liberalizimi i vizave s’do të ndodhë të enjten, do të ketë diskutime e diskutime

Pas dorëzimit të Raportit për Kosovën për vitin 2022, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë mbajtur një konferencë për media.

Szunyog ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë sot, më 13 tetor, pasi fillimisht do të ketë diskutime.

“Në njërën dorë mund të them se është e rëndësime që Këshilli Evropian të nisë diskutimin e kësaj çështjeje [liberalizimin e vizave për Kosovën] sepse nuk është bërë që nga 2018-ta. Por kjo çështje është një diskutim në nivel të ekspertëve dhe në nivelin e ekspertëve nuk mund të prisni vendime – do të ketë diskutime dhe në fund të fundit është këshilli i ministrave ai që vendos”, ka thënë Szunyog.

Related Articles