Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se ka takuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Toraj.
Në këtë takim, Szunyog ia ka pohuar Totajt mbështetjen e plotë në mandatin e fituar, për zhvillimin e mëtejmë të Komunës së Prizrenit.
“E uroj kryetarin Shaqir Totajn dhe drejtorët e tij për mandatin e zhvillimit të Prizrenit me një gamë të gjerë projektesh të mbështetura nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë”, shkroi Szunyog në Tëitter.
Shefi i misionit evropian në Kosovës shkruan gjithashtu se “nga një administratë efikase dhe transpare do të përfitonin të gjitha komunitetet në Prizren”.
“Prizreni, një vend i trashëgimisë kulturore dhe simbol i multi-etnicitetit”, ka përfunduar Szunyog. /Gazeta Enigma/.