Tabela: Ballkani e sheh vetëm Gjilanin rival për titull, kjo është renditja

Tabela: Ballkani e sheh vetëm Gjilanin rival për titull, kjo është renditja

Me dy kryendeshjet e zhvilluara sot në Suharekë e Podujevë është përmbyllur java e 29-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani kur kanë mbetur edhe shtatë javë deri në fundin e këtij edicioni, ndodhet në vendin e parë me 63 pikë, duke e ruajtur diferencën e pikëve me Gjilanin (55) në tetë.

Drita, skuadra tjetër gjilanase duket se me humbjen në Podujevë sot nga Llapi (1:0) ka mbetur jashtë garës për titull. Drita ka 52 pikë në vendin e tretë me 11 pikë më pak se lideri.

Llapi në anën tjetër është ngritur në kuotën e 47 pikë, kurse Prishtina mbetet e pesta me 38 pikë.

Garë shumë interesante po bëhet edhe në pjesën e poshtme të tabelës, pas fitores së Dukagjinit në Skenderaj (0:1) të shtunën.

Malisheva, Drenica dhe Dukagjini janë tri skuadrat që po luftojnë për t’i ikur zonës së barazhit, me klinasit që gjenden në atë pozitë aktualisht.

TABELA E SUPERLIGËS:

/Gazeta Enigma/

Related Articles