Tahiri bën koalicion edhe me AAK-në, në Mitrovicë

Tahiri bën koalicion edhe me AAK-në, në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë ka nënshkruar koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili ka thënë se Qazim Nimani, i pari i AAK-së në degën në Mitrovicë, i është bashkuar rrugëtimit për këtë qytet.

“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën. Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen! Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës. 9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike”, thuhet në shkrimin e Tahirit.

PDK zyrtarizoi dje koalicionin edhe me LDK-në në Mitrovicë.

Related Articles