Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Besnik Tahiri i AAK-së ka paralajmëruar zgjedhje të reja.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tha se “era e zgjedhjeve po ndihet qartë”.

“Dje ishte një ditë dinamike, por mbi të gjitha dëshmi se institucionet tashmë po funksionojnë në frymën e përgatitjeve për zgjedhje. Pse?”, shkroi Tahiri.

“Në Kryesi, qasja e GP të VV-së ishte e ngurtë, pasi çdo iniciativë e opozitës po refuzohet. Rezoluta për vlerat e lirisë nuk u fut në rend dite si pikë e parë, qëndrim i pabesueshëm dhe dëshmi e standardeve të dyfishta. Kjo mungesë vullneti nuk është rastësi, por reflektim i kalkulimeve elektorale”.

“Ndërkohë, proceset formale vazhdojnë: intervistimi për Gjykatën Kushtetuese përfundoi me 6 emra për seancë, ndërsa në Komisionin për Legjislacion u vendos që të martën të intervistohen 23 kandidatët për KGJK-në”, tha më tej deputeti i AAK-së.

“Kur i sheh të gjitha bashkë, bllokadat, refuzimet dhe vonesat, është e qartë se fokusi nuk është më vendimmarrja, por pozicionimi politik, u shpreh në fund Tahiri.

Related Articles