Abelard Tahiri, shef i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, në Kuvendin e Kosovës i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë masa të reja në përballimin situatës me COVID pas rritjes së rasteve të të infektuarve.
Tahiri para deputetëve të Kuvendit kërkoi të shtojë kapacitetet e vaksinimit edhe në zona rurale.
“I bëjë thirrje Qeverisë së Kosovë që të filloj ta ndërmerr masa të reja në krijimin e kësaj situate të re që tashmë po ballafaqohemi që disa ditë, rritja e numrit në shifra alarmante që ndodh në tri ditët e fundit do thotë që në Kosovë nuk e presin edhe aq ditë të mira në ballafaqimin me pandeminë COVID-19, si parti opozitare në Kuvend e Kosovës kërkojmë nga qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa në organizimin e mësimit online në rast e do jetë e nevojshme nga shtatori e tutje.
Pra, besojmë që tashmë qeveria duhet të jetë më e përgatitur dhe të ketë marr mësim nga viti i kaluar dhe në momentin që do jetë e nevojshme mbyllja e shkollave atëherë nuk duhet t’i kemi humbjet që i kemi pasur në mësimnxënie siç i kemi pasur vitin e kaluar”, tha ai.
Ai kërkoi që të trajtohen me dinjitet mjekët dhe policët, në kohën kur po ballafaqohen me pandeminë COVID-19.