Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka drejtuar akuza të shumta ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se i njëjti nuk është kthyer nga vizita e tij në Francë e Greqi, edhe pas rastit në Deçan e reshjeve që shkaktuan dëme, raporton Gazeta “Enigma”.
Me këtë rast Tahiri i ka uruar mirëseardhje Kurtit në Kosovë, duke i thënë atij se “është kthyer nga muaji i mjaltit”.
“Kryeministër mirë se u ktheve në Kosovë, shpresojmë që qëndrimi jot në bregdetin e Greqisë dhe Francës, ta japin një far shtytje me përfundu muajin e mjaltit, e me ju kthy punës. 14 ditë vizitë jashtë vendit nuk kishin të bëjnë asgjë me interesa shtetërore e kombëtare, nuk e di çfarë interesi ka Kosova nga seminaret e së majtës, ku flitet gjithçka e veç për Kosovën jo”, ka thënë Tahiri.
Deputeti i PDK-së, ka thënë se derisa kosovarët nuk mund të lëvizin pa viza, Kurti po qëndron në hotele luksoze të botës. “Qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza, e nuk kanë mundësi të qëndrojë në hotele luksoze në të cilat qëndron kryeministri jonë. Në ditën ku e ka marrë lajmin për qytetarët e Decanit, ai do të ishte dashur që të kthehet, pra vendi ku ishte kryeministri jonë ishte nja 6-7 orë larg me veturë”, shtoi ai./Gazeta Enigma.