Tahiri kritikon Kuvendin për vonesë: Na lajmëroni edhe neve, mos të rrimë si huta

Tahiri kritikon Kuvendin për vonesë: Na lajmëroni edhe neve, mos të rrimë si huta

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Kuvendin për vonesën e seancës e cila është paralajmëruar për orën 11:00.

Ai tha se seanca filloi 43 minuta me vonesë, dhe për këtë kërkoi të lajmërohen herës tjetër.

“E kemi ftuar seancën në ora 11:00, kemi qenë vetëm tre deputetë në sallë. Ora është 11:43 dhe ne po fillojmë 43 minuta me vonesë. Për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare nuk kemi shkuar në pushim. Thirreni seancën dhe ejani me kohë, në qoftë se nuk vini me kohë, na lajmëroni dhe mos të rrimë si huta në sallë, por të shkojmë edhe ne në zyrat tona”, tha Tahiri./Gazeta “Enigma”/

Related Articles