Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri gjatë fjalës së tij në Kuvendit e Kosovës, pyeti për herë të dytë kryeministrin, Albin Kurti se për cilët kriminelë të luftës në Kosovës e ka fjalën kur ka deklaruar se Ballkani duhet të çlirohet nga kriminelët e luftës pas një darke pune në Bruksel, raporton Gazeta “Enigma”.
“Pas një darke në Bruksel, pse nuk patët guxim t’i drejtoheni Bërnabiqit që Serbia duhet të çlirohet nga kriminelët por e zgjeruat hartën dhe e vendoset edhe Kosovën. Prapë po ju kërkoj, kush janë kriminelët e luftës në Kosovë, në këtë rast po i futni edhe ish-pjesëtarët e UÇK-së”, ka thënë Tahiri.
Tutje, ai i ka kujtuar Kurtit edhe premtimet për vendosjen e reciprocitetit.
LEXO EDHE: Haradinaj: “Kthehna për pak”, plasin të qeshura në Kuvend
“Kur gjithë kemi pritur që ju ta vendosni reciprocitetin, ju e vendosët një nismë për nënshkrimin e një marrëveshje për lirinë e lëvizjes së qytetarëve mes Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës. Pse po hyni në një proces të tillë që do të na dëmtojë në të ardhmen. Pse po dilni prej parimeve dhe obligimeve që keni marrë se do t’i implementoni”, ka thënë ai./Gazeta Enigma.