Tahiri prezanton një dokument para gazetarëve: Tre krerët e shtetit zotohen për themelimin e Asociacionit

Tahiri prezanton një dokument para gazetarëve: Tre krerët e shtetit zotohen për themelimin e Asociacionit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë, para gazetarëave ka prezantuar një dokument.

Ai pretendon se dokumenti është i 23 marsit të këtij viti.

Tahiri u shpreh se aty janë nënshkrimet e kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani, ku ai thotë se janë zotuan për themelimin e Asociacionit.

“Kjo letër këtu, është letra e 23 marsit, të këtij viti, ku të tre krerët e shtetit zotohen për themelimin e Asociacionit”.

“Pra, çka doni më shumë se tre nënshkrime të tre udhëheqësve të shtetit, të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe të presidentes që thotë se ne zotohemi se do ta themelojmë asociacionin”, është shprehur ai. /Gazeta Enigma

Related Articles