Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka komentuar refuzimin e kreut të Qeverisë për të takuara kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Tahiri këtë veprim e ka quajtur të turpshëm duke e konsideruar si skandal. Ai majde tha se Rama vjen në shtëpi të tij, te vëllezërit e vet.
“Sa i përket vizitës se z.Rama ajo që mund të them është kjo, kryeministri i Shqipërisë cilido qoftë ai, në këtë rast Edi Rama dhe këtu vjen në shtëpinë e vetë, te vëllezërit e vetë. Mospranimi për takim nga Kurti është skandal. E shoh si veprim të turpshëm.
“Edi Rama vije këtu si kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, e jo si individ. Takimi duhet të ndodhë sepse Rama e ka bërë një hap tutje sepse ka urdhëruar ministrat e vetë për marrëveshjet e nënshkruara”.
“Si Aleancë ka pasur raste kur u kemi thënë po marrëveshjeve e ndonjëherë jo. Jam i bindur që një shumicë e opozitës pa Listën Serpska është e gatshme t’ia jap verdiktin e merituar kësaj qeverie”, tha ai.