Tahiri: Rritni pensionet ose veteranët do t’i keni te dera

Tahiri: Rritni pensionet ose veteranët do t’i keni te dera

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit, ku po diskutoeht për propozimin e pagës minimale, tha se nëse Qeveria nuk e përfillë kërkesën nga veteranët, do të ketë protesta, shkruan GazetaEnigma.

“Ne duhet të jemi shumë serioz dhe kërkoj nga ministri Murati të ketë një diskutim shumë serioz mes dy leximeve. Unë kisha kërkuar prej jush prej grupit parlamentar të VV-së të ulemi e të diskutojmë haptazi. Ne si grup parlamentar është tepër me rëndësi që kjo kategori e njerëzve të mos diskriminohen në emër të një procesi tjetër. Unë nuk e di qysh e merr gjumi dikush që u paraqit veteran e nuk është veteran. Duhet të ulemi të diskutojmë e mos të bëjmë një gabim shumë të madh. Në coftë se ne vim sot e miratojmë 250 euro pa një zotim ju garantoj se keni me pas protesta. AAK në këtë rast e kundërshton dhe voton kundër. Po ju them me përgjegjësi të plotë se keni me leshu pe. Protestat kanë me erdh në atë pikë se keni me u detyrua me leshu pe. Ju garantojë që protestat i keni përpara. Unë nuk muj u’a thirri, por ata vet do të protestojnë”, u shpreh Tahiri. / GazetaEnigma

Related Articles