Tahiri: Shokuese të dëgjoj se Osmani ka vepruar kundër opozitës

Tahiri: Shokuese të dëgjoj se Osmani ka vepruar kundër opozitës

Presidentja Vjosa Osmani, sonte pranoi se caktimi i datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor, ka qenë në favor të Albin Kurtit.

Pas kësaj deklarate reagoi Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se për të është shokuese sesi Presidentja ka vepruar në sinkronizim me Kurtin kundër opozitës.

“Për mua është bukur shokuese të dëgjoj se Presidentja Vjosa Osmani kishte vepruar në sinkronizim të plotë kundër opozitës, duke i shërbyer kauzës elektorale të Albin Kurtit. Vendimi për datën e zgjedhjeve, 28 dhjetor 2025, ishte pikërisht data e kërkuar nga Kurti, ndonëse kundërshtohej nga partitë opozitare”, ka shkruar Tahiri në Facebook. 

Related Articles