Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se situata aktuale vërteton se Kosova është në prag të zgjedhjeve, dhe sipas tij, kjo është papërgjegjësi e shumicës parlamentare.
“Ajo që është shumë shqetësuese dhe brengë e secilit qytetarë është tema kryesore, zgjidhja dhe zgjedhja e presidentit. Jemi në ditën e fundit, po na përsëritet situata e para disa muajve kur vijmë në ditën e fundit dhe ende nuk e dimë kush janë kandidatët unifikues të cilët potencialisht mund t’i marrin 80 votat në Kuvend, kjo situatë na tregon papërgjegjësinë e shumicës parlamentare”, deklaroi Tahiri para seancës së sotme.
