Tahiri tregon pse e lëshuan sallën e Kuvendit: Po tentohej të kaloheshin tri projektligje të rrezikshme

Tahiri tregon pse e lëshuan sallën e Kuvendit: Po tentohej të kaloheshin tri projektligje të rrezikshme

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur para mediave pasi deputetët e PDK-së dhe LDK-së lëshuan sallën e Kuvendit, në pakënaqësi të votave kundër nga mazhoranca për të tërhequr nga pika e rendit të ditës tri projektligjet; atë të KPM-së, KPK-së dhe projektligjin për Zyrtarët Publikë, njofton Gazeta Enigma.

Tahiri tha se me këto ligje rrezikohet liria e mediave, pavarësia e gjyqësorit dhe siguria juridike e zyrtarëve publikë.

“Nuk mund të vazhdonim të qëndronim në seancën e sotme të Kuvendit ku po tentohej të kaloheshin tri projektligje që rrezikojnë lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike të zyrtarëve publikë”, tha Tahiri.

Ndërkohë, edhe Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me modelin e përbërjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës “cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës”.

Tahiri ka thënë se tri ligjet e sotme në Kuvend e godasin demokracinë dhe zërin e lirë.

“Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë, duke shkaktuar dëme afatgjate për institucionet e pavarura kushtetuese, duke goditur në themel administratën shtetërore duke krijuar pasiguri juridike dhe duke  e lënduar fuqishëm shtetin e së drejtës”, ka thënë Tahiri. /Gazeta Enigma

Related Articles