Tahiri: Vetëvendosje ra në kurthin e Ligjit që e kishte votuar vetë

Tahiri: Vetëvendosje ra në kurthin e Ligjit që e kishte votuar vetë

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Abelard Tahiri, së fundmi ka folur mbi dështimin e sotëm të seancës konstituive, duke pohuar se Vetëvendosje ra në kurthin e Ligjit që ka votuar vetë.

Gjatë një interviste në Rubikon, ai ka sqaruar se mbi këtë Ligj, ishin njoftuar qysh në fillim nga administrata e kuvendit, transmeton Gazeta Enigma.

”Ne jemi njoftuar qysh në fillim nga administrata  e kuvendit me një dokument të tillë, që në këtë rast deputet nuk mund të jenë kryeministri që është në detyrë, ministrat që janë në detyrë të cilët nuk kanë dhënë dorëheqje dhe që po manipulojnë me atë terminologjinë që janë duke e përdorur”, tha ai.

”Nëse ka ndodhë një situatë e tillë, ka ndodhur pikërisht për shkak që kanë ra në një kurth të vetvetes të cilën ne e kemi kundërshtuar në vitin 2023”, u shpreh Tahiri.

Related Articles