Vetëvendosje në Gjilan ka zhvilluar takime të ndryshme me shumë biznese në këtë komunë.
Komunikata e plotë:
Takimet e shpeshta me bizneset, qëndrojnë paralelisht me vëmendjen që ne po i kushtojmë gjatë fushatës, bazuar në një analizë paraprake lidhur me problematikat që ekzistojnë.
Tek mishtorja “Malësia”, u njohëm me shqetësimet e tyre në lidhje me mungesën e vëmendjes së komunës, të inspeksioneve, të konkurrencës të pandershme, e të një tregu të rregullt e bashkëpunimi të përbashkët me biznese të njëjta.
Ne duhet t’i shtyjmë përpara këto procese, në mënyrë që bizneset lokale të rriten e përveçse t’i shërbejnë tregut të brendshëm, të kthehen edhe në eksportues.
Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan
Hapsirë e sponsorizuar