Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, kanë zhvilluar një drekë pune në një nga restorantet në periferi të Prishtinës.
Pas takimit, Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin.
Kurti dhe Dendias, kanë folur edhe për Propozimin evropian dhe takimin që do të mbahet më 18 mars në Ohër.
“Ata folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë. Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut”, njofton Qeveria e Kosovës përcjell Klankosova.tv
“Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime ministrit Dendias dhe popullit grek për jetët e humbura në aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi në javën e parë të marsit”.