Zëdhënësi i BE-së për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” se raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi do të mbahet më 7 dhe 8 shtator në Bruksel, raporton Gazeta “Enigma”.
Takimi do të jetë në nivel të ekspertëve, dhe në tavolinën e diskutimeve do të përballen zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq.
“Ne mund ta konfirmojmë se takimi i radhës i dialogut në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet më 7 dhe 8 shtator. Dy palët pritet të diskutojnë për çështjet aktuale dhe hapat e radhës në dialog”, ka thënë Stano, për Gazetën “Enigma”.