Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të procesit të Berlinit.
Ky takim mbahet me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Gjermani.
Gërvalla u shpreh optimiste se ky takim do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët e Kosovës.
“Pritshmëri të mëdha përpara Takimit të Ministrave të Jashtëm sot në Berlin me ftesë të MPJ-së gjermane. Jemi optimistë se do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë”, ka shkruar ajo.