Pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, jo zyrtarisht është mësuar se Kosova do të paraqesë gatishmërinë e saj, që të nënshkruaj marrëveshjen.
“ Jo zyrtarisht, nga njerëz që janë të afërt me delegacionin e Kosovës, mësohet, pra e kam një konfirmim, që në takime,Kosova ka shkuar me idenë që të paraqesë gatishmërinë, për të mos thënë edhe insistimin e saj, që diçka të nënshkruhet sot, veprim ky taktik, duke e ditur hezitimin, për të mos thënë kundërshtimin që e ka presidenti serb Vuçiq, që të nënshkruaj diçka” mëson atv.
Lidhur me këtë, se a do të ketë sot nënshkrim të marrëveshjes apo jo, ka folur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai ka thënë se sot nuk janë të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes.