Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet sot me 3 nëntor në Berlin, për herë të parë nënudhëheqjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz, rapoton Gazeta Enigma.
Scholz dhe gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për tregun e përbashkët rajonal dhe operacionalizmin e tij. Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq
Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme për Kosovën, Gazeta Enigma ka kontakruat me politologun e njohur Fidan Ukaj.
Sipas tij në Samitin e Procesit të Berlinit, Kosova dhe rajoni do të arrijnë disa marrëveshje pozitive.
“Proesi i Berlinit është inciativa më e mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitonin në rrugën e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe takimi i radhës i cili do të mbahet me 3 nëntor do të sjellë disa marrëveshje të favorshme për rajonin dhe Kosovën, ku Kosova njihet e barabartë sikurse shtetet e tjera pjesëmarrëse”, u shpreh Ukaj.
Ukaj gjithashtu thesoi se çështja e liberalizimit të vizave do të diskutohet këtë muaj, e pikërisht kjo temë të flitet me kancelarin gjerman do të ishte mundësi pozitive për Kosovën.
“Edhe pse takimi i radhës i grupit punues për viza pritet të mbahet pikërisht ketë muaj, diskutimi i kësaj teme me aleatet tanë strategjik siq është Gjermania dhe kancelari Scholz do t’i kontribuonte mundësis që të kemi një vendim pozitiv në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, vendim i cili do të miret në dhjetor të këtij viti”, përfundoi Ukaj.
Cilat janë marrëveshjet që do të nënshkruhen në këtë samit?
Njëra ndër tri ujditë që pritet të arrihet sot ka të bëjë me njohjen reciproke të kartave të identitetit. Tjetra ka të bëjë po ashtu me njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale ndërmjet palëve që e nënshkruajnë.
Me arritjen e këtyre marrëveshjeve, po synohet që të bëhet përafrimi ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u ndanë me luftë në vitin 1999.
Po ashtu, sot pritet që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina ta zyrtarizojnë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, qytetarët nga Kosova do të mund të udhëtojnë drejt Bosnjës pa pasur nevojë që të pajisen me vizë paraprakisht.
Kujtojmë se deri më tani, Bosnje e Hercegovina ka aplikuar një ndër regjimet më të vështira sa i përket vizave në raport me Kosovën. /GAZETAENGIMA/