Takimi mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë ka nisur, ku temë kyçe do jetë Ukraina.
Mirëpo lidhur me këtë, Kina ka thënë se pret që “të gjitha palët” në luftën në Ukrainë, duhet të diskutojnë në negociatat për paqe.
“Kina mirëpret të gjitha përpjekjet për paqe, përfshirë konsensusin e arritur për negociata midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Guo Jiakun. “Në të njëjtën kohë, Kina pret që të gjitha palët e përfshira të marrin pjesë në procesin e negociatave, në kohën e duhur”.
Kina në vazhdimësi ka bërë përpjekje të pozicionojë veten si ndërmjetës në luftë. Por ka ngelur prapa për shkak të thellimit të raporteve me Moskën. /Gazeta Enigma