Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e dy shteteve në fushën e mbrojtjes, raport Gazeta Enigma.
Në njoftim thuhet se Mitsunori e përgëzoi ministrin Mehaj për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së duke ritheksuar përkushtimin e Japonisë ndaj Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës edhe në fushën e mbrojtjes.
Ministri Mehaj theksoi nevojën e konkretizimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve në nivel të ministrive respektive me memorandum të mirëkuptimit.
Ai nënvizoi se eksperienca japoneze në fusha specifike është shumë me rëndësi për kapacitetet e FSK-së në zhvillim e sipër.
Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet në këtë drejtim nga të dyja palët.