Talenti nga Kosova Mal Mehmeti është bërë me skuadër të re, shkruan Gazeta Enigma.
Mehmet ka nënshkaru zyrtarisht me skuadrën e Superligës në Kroaci, Sibenik.
Sibenik ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të njoftuar marrëveshjen me ish-lojtarin e 2 Korrikut.
“Lojtari i ri i Sibenikut është Mal Mehmeti, i cili ka nënshkruar kontratë me portokallinjtë deri në fund të sezonit aktual, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera (2024). Ai në Shibenik do të veshë fanellën me numrin 58”
“Mehmeti është një sulmues anësor 19-vjeçar i lindur në Prishtinë më 25 prill 2002. Ai para një viti erdhi në Kroaci nga KF Trepça dhe gjysmën e sezonit e luajti për juniorët e Istrias, ndërsa pjesën e parë të sezonit aktual e kaloi në ligën e tretë te Trnje”.
“Ai iu bashkua portokallinjve në përgatitjet në Medulin para ndeshjes me Istra 1961 dhe në këtë periudhë bindi drejtuesit”, thuhet në njoftimin e klubit kroat.
Mehmeti në anën tjetër ka qenë reprezentues i ekipeve të moshave të Kosovës.
/Gazeta Enigma/