Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar propozimet për tarifat e reja të energjisë elektrike.
Ky është rendi i ditës:
Miratimi i Rendit të Ditës; Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022;
Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022;
Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) për vitin relevant tarifor 2022.
Të tjera.
Tarifat e energjisë elektrike do të shtrenjtohen më pak se sa që ishte propozuar fillimisht nga Zyra e Rregullatorit për Energji në fillim të muajit janar.
Rregullatori ka miratuar të hyrat maksimale të KESCO-s në vlerë prej 347 milionë euro.
Përveç kësaj, subvencioni i Qeverisë së Kosovës do të jetë 100 milionë euro, 90 milionë euro të ndara me vendim të qeverisë dhe 10 milionë euro të tjera që janë ndarë në mes të muajit janar.
Me subvencionimi e Qeverisë i bie që shpenzimet e sistemit energjetik për vitin 2022 do të jenë 447 milionë euro.
Me tarifat ekzistuese, Rregullatori ka thënë se do të mblidhen 314 milionë euro çka nënkupton se me tarifat e reja duhet të mblidhen edhe 33 milionë euro shtesë.
Të hyrat e KESCO-s që do të mblidhen nga tarifat e energjisë, duke i përjashtuar subvencionet, do të jenë për 10.5% më të larta se sa ato që janë grumbulluar me tarifat aktuale të energjisë.