Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, kanë njoftuar se ka filluar caktimi i terminëve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e ORL-së dhe të Syve.
Në njoftim shtohet se, caktimi i terminëve bëhet çdo ditë pune, nga e hëna tek e premtja, duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 14:30.
Tutje shtohet se termini do tu anulohet të gjithë atyre që nuk kanë udhëzim nga mjeku përkatës.
Njoftimi i plotë:
Fillon caktimi i terminëve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e ORL-së dhe të Syve
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton të gjithë pacientët, se nga dita e mërkurë, 6 korrik 2022, do të fillojë me caktimin e termineve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) dhe Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Caktimi i termineve bëhet çdo ditë pune, nga e hëna, në të premte, në telefonin 038 500 600 34 44, nga ora 12:00 deri 14:30.
Pacienti me rastin e telefonimit duhet të ketë si dëshmi fletë-udhëzimin nga mjeku familjar, apo nga mjeku specialist përkatës. Po ashtu, duhet të prezantohet edhe numri i letërnjoftimit dhe numri i telefonit.
Vëni re!
Nëse bëni termin pa udhëzim nga mjeku përkatës, termini juaj do të anulohet!
ShSKUK është në finalizim të planit për caktim të termineve përmes telefonit në të gjitha ambulancat specialistike të QKUK-së, për të cilat do të ju informojmë në vijim.