Të dielen zhvillohen tri ndeshje të Superligës, vëmendja kryesore në Merdare

Të dielen zhvillohen tri ndeshje të Superligës, vëmendja kryesore në Merdare

Ndeshja kryesore e ditës zhvillohet në stadiumin e Merdares, atje ku Llapi e pret liderin e Superligës, Gjilanin shkruan Gazeta Enigma.

Të dy skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv për të vazhduar formën e mirë.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Malishevës dhe Drenicës në “Liman Gegaj”.

Ndeshja tjetër do zhvillohet në Drenas. Feronikeli do jetë nikoqir i Ballkanit.

Malisheva – Drenica dhe Feronikeli – Ballkani do fillojnë nga ora 13:00, kures ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit do të startoj në orën 13:30. /Gazeta Enigma/.

Related Articles