Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet që të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të tetorit, të enjtën në orën 10:00.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, shkruan ai në Facebook.
Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, n ë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishin certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.
/Gazeta Enigma/