Kryetari i Listës Serbe, njëherazi ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq i është bashkuar protestës së serbëve në veri të vendit.
Rakiq para mediave ka pohuar se do të pezullojnë punën derisa të rikthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.
“I dërgoj një mesazh Albin Kurtit, Policisë së Kosovës se nuk do të na frikësoni. Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa që kanë shqiptarët në Kosovë. Duam paqe. Dua të theksoj se për herë të parë nuk kemi arritur një marrëveshje me presidentin Aleksandar Vuçiq për tu larguar nga institucionet e Kosovës. Edhe sot i kemi kërkuar të njëjtën gjë, por ai ka kërkuar që mos ta bëjmë. Dua të theksojë se të gjithë serbët që punojnë në institucionet e Kosovës duke përfshirë policinë do të pezullojnë punën deri në kthimin e Liljana Stevanoviq”, tha ai.
Rakiq ka lartësuar Vuçiqin duke e paraqitur si konstruktiv para botës duke thënë se ai i ka ndalur që të mos largohen nga institucionet e Kosovës. Sipas tij, “për herë të parë s’kemi mundur të arrijmë marrëveshje edhe pse vetëm atij i besojmë”.
“Propozimi ynë ishte që të dalim nga institucionet, por nuk arritëm marrëveshje edhe sot ishim në kontakt me të. Kurti po e shkel marrëveshjen.