Këtë të hënë tre persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të bombolës së gazit në një shtëpi në Bajr të Mitrovicës, raporton Gazeta “Enigma”.
Menjëherë pas shpërthimit ata janë dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës, ku rreth gjendjes së tyre shëndetësore detaje ka dhënë zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa.
Mustafa në një përgjigje për Gazetën “Enigma” tha se viktimat kishin lëndime në duar dhe fytyrë.
“Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së tretmanit të lënduarit (dy burra dhe një grua), janë udhëzuar për në QKUK në Prishtinë tek kirurgu plastik”, deklaroi Mustafa. /Gazeta Enigma/