Të mirat e vaksinës antiCOVID

Të mirat e vaksinës antiCOVID

Vaksinimi është mënyrë e thjeshtë, e sigurt dhe efektive për t’u mbrojtur kundër sëmundjeve të dëmshme para se personi të bie në kontakt me to, pasi që e aktivizon mbrojtjen natyrore të trupit për t’u mësuar t’u rezistojë infeksioneve specifike dhe ta forcojë sistemin imunitar, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Vaksinimi kundër COVID-19 do ta zvogëlojë rrezikun për t’u sëmurë rëndë dhe për të vdekur, pasi që të vaksinuarit do të mbrohen më mirë. Duke u vaksinuar vetë, ju i mbroni, gjithashtu edhe njerëzit përreth jush, në rend të parë familjen.

Para se të vaksinohemi kundë COVID-it duhet të i përmbahemi këtyre rregullave

Gjatë procesit të vaksinimit duhet të i përmbaheni këtyre rregullave

Pas vaksinimit monitoroni efektet e mundshme anësore

Këto janë efektet e mundshme anësore nga vaksina COVID-19

Mos e rreziko shëndetin tuaj, cakto terminin për vaksinim kundër COVID-19!

Një studim i ri i Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) tregon se njerëzit që ishin vaksinuar plotësisht kishin më shumë se 10 herë rrezik më të ulët për t’u shtruar në spital ose për të vdekur nga COVID-19 në krahasim me njerëzit që nuk ishin të vaksinuar plotësisht.

Vaksinat kundër COVID-19 ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve serioze dhe vdekjeve edhe nga varianti Delta.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe të tjerët përreth jush është vaksinimi.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.581.266 doza të vaksinës. Ndërsa 739.997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Enigma/

Related Articles