“Të përjashtuarit” – Zhegrova, Muric dhe Muslija, ftohen sërish nga Kosova për ndeshjet e tetorit

“Të përjashtuarit” – Zhegrova, Muric dhe Muslija, ftohen sërish nga Kosova për ndeshjet e tetorit

Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Florent Muslija, së fundmi kanë qenë treshja më e komentuar e kombëtarës.

Kjo jo për shkak të performancës në fushë mirëpo për shkak të një situate të krijuar e cila shkaktoi debat në opinionin publik.

Treshja e futbollistëve ishte përjashtuar nga kombëtarja për shkak të thyerjes së rregullores.

Mirëpo në ndeshjen mes Kosovës dhe Qipros, gazetari sportiv, Arlind Sadiku, ka njoftuar se futbollistët e përjashtuar janë ftuar sërish, që të tre.

“Aro Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit me Lituaninë dhe Qipron”, shkruan Sadiku në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles