Ky festival do të organizohet në kuadër të kalendarit për aktivitetet për muajin e mërgatës.
Drejtoresha e këtij festivali, Ardianë Halimi, në një prononcim për Gazetën “Enigma”, ka folur rreth ecurisë së organizimit dhe aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë tri ditëve në muajin gusht (6, 7 & 8 gusht).
Halimi tha se ky festival është i karakterit kulturor, edukativ dhe aritstik, ku sipas saj do të zhvillohen shumë aktivitete të ndryshme.
Sipas Halimit, aktivitetet do të zhvillohen në tri lokacione të komunës së Gjilanit: tek sheshi ‘’Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha’’, Gërsheta Resort – Makresh dhe Kalaja e Pogragjës.
“Organizimi ka shkuar mirë sa i perket punës nga organizatori kryesor, mirëpo sfida që kemi hasur ka qenë mungesa e përkrahjes financiare nga institucionet qendrore, përkatësisht, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport. Komuna na ka përkrahur me një shumë simbolike, një ndihmes e vogël sa për të mbajtur edicionin e 4-të, mirëpo pavarësisht këtyre sfidave ne prap jemi të kënaqur që po e realizojmë për të katërtën herë këtë festivali” ka thënë ajo.
E pytur se çka e dallon këtë festival nga të tjerët, Halimi ka thënë se dallimi qëndron tek vendi se ku do të zhvillohen aktivitetet si dhe pjesemarresit që do të performojnë në muzike, dhe disa aktivitete tjera që mbeten të paraqiten para pjesëmarrësve.
Ndryshe, edicioni i katërt i festivalit “Angros” nis të premten, në Gjilan dhe do të zgjatë deri me 8 gusht. /Gazeta Enigma/