Të rinjtë e Gjilanit triumfojnë në derbi ndaj Dritës

Të rinjtë e Gjilanit triumfojnë në derbi ndaj Dritës

SC Gjilani U17 dhe Drita U17 janë përballur sot në kuadër të xhiros së 4-të në kuadër të Superligës, raporton Gazeta Enigma.

Kjo ndeshje fillimisht ishte në orar që të luhej të mërkurën, por u shtyrë për sot për shkak të djegies së fushës me bari sintetik.

Skuadra e drejtuar nga Brezart Ismaili ka triumfuar me rezultat 1-0 ndaj Dritës së Ardian Latifit.

Golin e fitores Gjilani e shënuan në fund të takimit, gol që ia dha tri pikë.

Vlen të theksohet se ndeshja u tensionua në fund të takimit ku gjyqtari kryesor i këtij takimi, Patriot Fazliu shpërndau 3 kartonë të kuq për Gjilanin dhe 2 për Dritën.

Pas kësaj fitoreje Gjilani ka dy fitore dhe dy humbje nga katër ndeshje.

Kurse, Drita ka dy humbje, 1 barazim dhe një fitore, raporton Gazeta Enigma.

Related Articles