Një rast me të shtëna nga arma e zjarrit ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Lajmin për Gazetn Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se dyshohet se është shtënë në drejtim të një automjeti.
Ai theksoi se është duke u punuar intensivisht për zbardhjen e rastit.
“Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri.Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal” – theksoi Hoxha.
Bashkangjitur i gjeni pamjet e publikuara të vendit të ngjarjes nga Indeksonline: