Të shtëna me armë zjarri në Llapashticë të Podujevës, një burrë gjendet pa shenja jete

Të shtëna me armë zjarri në Llapashticë të Podujevës, një burrë gjendet pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se viktima, një mashkull, është gjetur pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Related Articles