Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në Lagjen Dardania në Prishtinë.
Nga gjuajtja me armë dyshohet se një person ka mbetur i plagosur dhe se tashmë Policia e ka rrethuar me shirit vendin se ku ndodhi rasti.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se nga të shtënat në lagjen Dardania një person ka mbetur i plagosur.
“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.