Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në tregun e gjelbër në Prizren ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Siç njofton policia, në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të panjohur.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se në hapësirat e tregut të gjelbër, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të pa njohur”, thuhet në njoftim.
Nuk raportohet për të dyshuar e as të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.