Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në veriun e Mitrovicës.
Gjatë përleshjes është përdorur edhe arma e zjarrit, ku janë lënduar tre persona, dy nga ta të cilët kanë marrë plagë në këmbë nga arma e zjarrit.
Lidhur me rastin disa persona janë shoqëruar për në stacionin policor.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Mitrovicës Besim Hoti./Gazeta “Enigma”/