Të zhdukurit gjatë luftës, Kurti: S’mund të presim deri në 2044-ën për hapjen e arkivave të Serbisë

Të zhdukurit gjatë luftës, Kurti: S’mund të presim deri në 2044-ën për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hapjen sa më të shpejtë të arkivave të Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kurti rikujtoi se Serbia, përmes deklaratës së 2 majit 2023, ishte zotuar se do të bashkëpunojë për hapjen e arkivave.

Ai tha se një prej dosjeve më të rëndësishme që duhet të deklasifikohet është ajo e Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave, për të cilën tha se ka kryer krime në Kosovë.

“Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva. Ato do të duhej që të hapeshin që dje, që pardje”, tha Kurti.

Sipas tij, dosjet janë klasifikuar në vitin 2014, kur Aleksandar Vuçiq ishte ministër i Mbrojtjes i Serbisë.

“Prandaj, tash që kanë kaluar 10 vjet nga klasifikimi i kësaj dosje, nuk mund të presim ne edhe 18 vjet të tjera deri në vitin 2044 që duhet të hapen. Duhet të hapen një ditë e më parë”, deklaroi Kurti.

Related Articles