Te Zvicra të kënaqur me grupin

Te Zvicra të kënaqur me grupin

Zvicrën e pret punë e vështirë në fazën e grupeve në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Helvetasit janë në grupin G së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.

Në Botërorin e vitit 2018, Zvicra ishte përballur me Brazilin dhe Serbinë.

Nga Federata e Futbollit e Zvicrës janë shprehur të kënaqur me shortin.

“Ne jemi të kënaqur me shortin”, ka thënë Pierluigi Tami, drejtor i ekipeve nacionale të Zvicrës. Ai ka folur për sajtin zyrtar të Federatës helvetike.

“Natyrisht është situatë speciale që takohemi me dy rivalë që i kishim në Botërorin 2018. Mezi presim të luajmë këto ndeshje, me Brazilin ndër të tjera, numrin një në botë. Synimi është i qartë – duam të kualifikohemi në një të tetën e finales”, ka shtuar Tami./GAZETA ENIGMA/

Related Articles