Tetë deputetë opozitar nuk janë lejuar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit nga sekretariati i etikës. Ata janë ndaluar nga Garda e Republikës që të hyjnë në kryesinë e Kuvendit.
Punonjës të shumtë të Gardës së Republikës ndodhen në vendngjarje, pasi kanë marrë urdhër të mos lejojnë deputetët të hyjnë në mbledhjen në të cilën do të diskutohet për Projektbuxhetin e vitit 2024, raporton TCh.
Deputetët qëndrojnë jashtë kryesisë së Kuvendit, në përpjekje për të hyrë. Ata qëndrojnë pas kangjellave të portës së Kryesisë duke u përpjekur të hyjnë.
Ndërkaq, Noka ka kapërcyer kangjellat dhe ka hyrë në oborrin e Kuvendit.