Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u arrestua, ndërkaq viktima u dërgua për trajtim në QKUK.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Vrasje e rëndë në tentativë”.
“Lipjan / 27.09.2026 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
