Një person i gjinisë mashkullore ka raportuar në polici se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarrinë drejtim të veturës së tij.
Ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja plumbash.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
TENTIM VRASJE /Zveçan 01.01.2022-18:04. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti në procedurë hetimore.
/Gazeta Enigma/