Tentohet të grabitet një kombi i cili bartë para në magjistralën Gjilan – Prishtinë

Në orët e mbrëmjes së enjte, është parë një kombi i cili bartë para, ku disa persona dyshohet se kanë tentuar të grabitin.

Kombi ishte duke lëvizur në magjistralën Gjilan-Prishtinë.

Ende nuk dihet se grabitësit kanë mundur të grabitin parat që ishin në kombin e një kompanie.

Rastin për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi, i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave. Policia e kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka thënë Hashani./Gazeta “Enigma”/

Related Articles