Të dielën në adresë të Policisë së Kosovës, u raportua se një person nga Gjakova, ishte arrestuar, pasi kishte tentuar ta vrasë ish bashkëshorten e tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas PK-së, i dyshuari i shkaktoi lëndime të rënda trupore viktimës.
“Gjakovë 19.12.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. / Gazeta Enigma.