Sot nga ora 12:00 është tërhequr shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll.
Kampioni aktual i Kupës së Kosovës do të mposhtet me SC Gjilanin, skuadër të cilën e kishte mposhtur në finale me rezultat 2-0, shkruan Gazeta Enigma.
Drita do të ketë punë të lehtë ndaj Rilindjës, po ashtu punë të lehtë pritet të ketë edhe Ballkani ndaj Vëllaznimit.
Përballjet e 1/8 së finales luhen me fazën e eliminimit direkt me vetëm nga një ndeshje.
Ndeshjet e 1/8 së finales do të luhen më 3 dhe 4 shkurt të vitit të ardhshëm.
Më poshtë keni shortin e kompletuar për këtë fazë:
Trepça 89’ – Llapi
SC Gjilani – Prishtina
Drita – Rilindja 1987
Vjosa – 2 Korriku
Feronikeli 74 – Malisheva
Suhareka – Prishtina e Re
Ballkani – Vëllaznimi