Një tërmet i fortë është regjistruar pak më parë në Shqipëri, kurse lëkundjet janë ndejrë edhe në Kosovë.
Tërmeti qendrën e ka pasur në afërsi të Bajram Currit, vend që gjendet skaj kufirit Kosovë-Shqipëri, shumë afër Gjakovës. Më saktësisht 43 kilometra larg Prizrenit,e 17 larg Gjakovës.
Magnituda e tërmetit ka qenë 4.1 shkallë të Rihterit.
Ndërkohë që në rrjetet sociale shkruajnë se dridhjet krahas Gjakovës e Prizrenit janë nderjë edhe në Deçan, Rahovec e qytete tjera të Dukagjinit.